Tërmet i fortë në Itali, ja magnituda dhe epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 14:23
Tërmet me magnitudë 4.4 ballë të shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në rajonin Marche në Italinë qendrore.
Sipas të dhënave të Institutit Italian të Gjeofizikës, lëkundja u ndje edhe në qytetin e Ankonës, ndërsa epiqendra ishte rreth 35 kilometra larg bregut dhe me një thellësi fokale prej 8 kilometrash.
Sipas autoriteteve, deri në këto momente nuk raportohen të lënduar apo dëme materiale.
