JETA STUDENTORE NIS ME EMOCIONE! Nga Berati në Tiranë për të ndjekur ëndrrën universitare
Kjo e hënë shënoi nisjen e vitit akademik në fakultete. Ata që fituan një degë në universitet u ulën për herë të parë në auditore. Si sfidë kanë realizimin e ëndrrës për të cilën punuan në gjimnaz e pas kësaj nisjen e profesionit
Me emocione të natyrshme, por me plot dëshirë për të mësuar maturantët që fituan një degë në fakultet u ulën këtë të hënë në auditore. Romina Karamani, 18 vjeçe nga Berati, është një nga mijëra studentët që nisin jetën studentore.
Ajo ka zgjedhur të ndjekë Inxhinieri Ekonomike, një degë që e ka tërhequr për mënyrën se si ndërthur dijet teknike me ato ekonomike.
Që prej 1 tetorit është zhvendosur në Tiranë, ku ka marrë një shtëpi me qira, të cilën e ndan me një shoqe të saj, gjithashtu nga Berati.
Megjithëse ndjen mall për familjen, ajo është e vendosur të ndërtojë një të ardhme të mirë për veten.
Romina është ndër ata të rinj që nuk kanë pasur gjithmonë një ëndërr për të studiuar por sot pas sugjerimeve te shumta ajo është më e sigurt se kurrë për zgjedhjen që ka bërë.

