Pensionistët të zhgënjyer, Hoxha: Indeksimi duhej të bëhej minimalisht në nivelin e inflacionit

Nga data 1 tetor në Shqipëri ka nisur përllogaritja e re e pensioneve të cilat u indeksuan në masën 2.5 për qind.

Për të kuptuar më shumë mbi përfitimet konkrete të të moshuarve i ftuar në një intervistë për “Ora News” ishte eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha.

“Gjatë këtyre ditëve sytë e pensionistëve ishte tek qeveria dhe shpresa ishte që duke qenë detyrim ligjor indeksimi duhej të bëhej minimalisht në nivelin e inflacionit dhe përtej kësaj të kishte një rritje.

Dhe në këtë drejtim ata janë tejet të zhgënjyer dhe janë të zhgënjyer jo vetëm nga kjo shifër qesharake që u dha qeveria pensionistëve, por edhe për faktin se ata nuk shikojnë ndonjë dritë jeshile për të pasur një përmirësim në financat e qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN SIGURIMEVE SHOQËRORE, KUJTIM HOXHA