Vendtakimi i të moshuarve/ Historia e 72-vjeçares, e cila jeton vetëm prej gati 3 dekadash
Anife Ibrahimi sot 72-vjeç prej shumë vitesh jeton e vetme.
Bashkëshorti i saj i ndjerë ka 27 vjet që nuk është më pranë saj. Që atëherë, jeta ka qenë një rrugë e gjatë, shpesh e errët.
Por Anife ka gjetur një dritë të vogël në takimet që zhvillohen çdo ditë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq, degë Tiranë.
Në ambientet e ngrohta të kësaj qendre Anife ndan biseda, me gratë e të tjera, të cilat takohen aty.
Thotë se takimet e përditshme e ndihmojnë të përballojë vetminë dhe ndonjëherë dhimbjen që ngrihet nga kujtimet.
Qendra Sociale e Kryqit të Kuq në Tiranë është bërë një pikë referimi për shumë të moshuar si Anife, ku jo vetëm mund të kalojnë kohë, por edhe të ndjejnë se janë të rëndësishëm, të dëgjuar dhe të vlerësuar.
Ajo tregon se bashkë me shoqet ndanë jo vetëm muhabete dhe kafe, por edhe historitë e jetës.
