Bënte namin në Nikël/ Autor i disa grabitjeve, arrestohet “skifteri” egjiptian, kamerat e sigurisë e kapën teksa…

Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.

Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.

Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.