Risi te Fakulteti i Shkencave të Natyrës/ Riorganizim dhe programe për tregun e punës
Që prej vitit të kaluar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka ndërmarrë një riorganizim në programet e studimit, në dy departamentet kryesore që ofronin programe bachelor në kimi dhe fizikë.
Ky proces sipas dekanes se fakultetit Eglantina Kalluçi ka sjellë ndryshime të rëndësishme si dhe kanë zgjuar interes te studentët.
Edhe këtë vit akademik, Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka vijuar me riorganizime të tjera të rëndësishme duke përditësuar tre programe studimi, ku një vëmendje e veçantë i është dhënë inxhinierisë kimike.
Përveç kësaj Fakulteti ka punuar intensivisht edhe në përmirësimin e programit të inxhinierisë informatike, një fushë që po zhvillohet me ritme të shpejta dhe konsiderohet një nga më të kërkuarat në tregun global që ofrohet edhe në gjuhën angleze.
Kalluçi thotë se kanë marrë mbështetje nga biznesi ndërsa thekson se ky bashkëpunim I motivon që të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin e mëtejshëm të arsimit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
