Më pak prodhim nga ullinjtë, pse? Flet eksperti! Sinani: Dy janë arsyet e rënies, shirat dhe thatësira

Këtë vit ka më pak ullinj. Një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore në vend, për fermerët nuk ka pasur prodhimin e duhur këtë sezon.

Ata thonë se kushtet e pafavorshme klimatike, mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë fazës së lulëzimit kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e frutit.

Për të kuptuar më shumë mbi arsyet e rënoies kaq të madhe të prodhimit të ullirit në vend në studion e lajmeve në “Ora News” ishte eksperti i sigurisë ushqimore Abdyl Sinani.

“E ka një arsye. Në pranverë ranë shira të shumtë dhe lulëzimin e ullirit e goditi që në fazën e çeljes, duke zënë një pjesë shumë të madhe të luleve të ullirit.

E para kj, e dyta, gjithë vera ishte me thatësirë shumë të madhe dhe e bllokoi ullirin. Dhe këto janë dy arsyet e mëdha se pse kemi këtë prodhim të ulët.

Ne kemi prodhuar në vitin 2023 -2024 rreth 24-25 mijë ton, ndërsa këtë vit kemi prodhuar rreth 20-21 mijë ton, kur prodhimi botëror është 1.9 milionë ton”, u shpreh eksperti.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E SIGURISË USHQIMORE ABDYL SINANI