Izraeli i gatshëm të dërgojë një ekip në bisedimet për Gazën
Izraeli është gati të dërgojë një delegacion në Egjipt për bisedime mbi planin e paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas raportimeve të medias izraelite.
Duke cituar një person të përfshirë në negociata, televizioni “Kan”raportoi se përfaqësuesit do të largoheshin brenda një dite.
“Kanali 12” i Izraelit raportoi gjithashtu se bisedimet mund të fillonin nesër.
Fillimisht nuk pati konfirmim zyrtar nga Izraeli.
Sipas burimeve nga Egjipti, raundi i negociatave do të zhvillohet nesër në qytetin bregdetar të al-Arish, i cili ndodhet pranë Rripit të Gazës.
Zyrtarët egjiptianë nuk i kanë konfirmuar bisedimet.
Disa media thanë se i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të udhëtonte gjithashtu në rajon për të marrë pjesë në negociata.
Sipas “Kanalit 12”, Izraeli dëshiron bisedime të shkurtra dhe fillimisht është i përgatitur vetëm të diskutojë lirimin e pengjeve, duke lënë çështje të tjera të diskutueshme për më vonë.
Dje në mbrëmje, grupi islamist palestinez “Hamas” ra dakord për disa elementë të planit të paqes të paraqitur nga Trump, por përsëri bëri thirrje për negociata.

