"Po përgatitemi të zbatojmë fazën e parë të planit"/ Netanyahu: Vazhdojmë bashkëpunimin me Trump për t’i dhënë fund l*ftës
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë një deklaratë, ku thekson se Izraeli po përgatitet të zbatojë menjëherë fazën e parë të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Rripin e Gazës, i cili kërkon lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.
“Izraeli është gati për zbatimin e menjëhershëm të fazës së parë të planit Trump për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe ekipin e tij për t'i dhënë fund luftës në përputhje me parimet e përcaktuara nga Izraeli, të cilat korrespondojnë me vizionin e Trump për t'i dhënë fund luftës," tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.
Përpara reagimit zyrtar të Izraelit, Benjamin Netanyahu kishte shprehur habi ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbi përgjigjen e Hamasit, duke thënë se besonte që organizata palestineze ishte e gatshme për një paqe të qëndrueshme dhe i bëri thirrje Izraelit të ndalonte menjëherë sulmet e saj në Gaza.
Sipas mediave izraelite, Benjamin Netanyahu zhvilloi një takim në lidhje me përgjigjen e Hamasit ndaj planit të Trump për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar pengjet, përpara se presidenti i SHBA-së të merrte një qëndrim përmes postimit të tij në Truth Social, me kryeministrin izraelit që deklaroi se e konsideron përgjigjen e organizatës palestineze si një refuzim të propozimit amerikan.
Netanyahu përmendi gjithashtu nevojën për tu koordinuar me SHBA-në mbi përgjigjen në mënyrë që të mos duket se Hamasi është përgjigjur pozitivisht, sipas Channel 12, i cili shton se zyrtarët e pazgjedhur besojnë se përgjigja palestineze mund të ndihmojë në përgatitjen e terrenit për një marrëveshje.
