Aksidenti tr*gjik në Londër/ Sapo ishte liruar nga burgu, ndërron jetë 19-vjeçari, arrestohet miku i tij (EMRI+FOTO)

Marcus Fakana, 19 vjeç, i cili u burgos vitin e kaluar në Dubai për marrëdhënie seksuale me një turiste britanike që ishte nën moshën ligjore, ka vdekur pas një aksidenti automobilistik në Tottenham. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së premtes, kur makina në të cilën ai ishte pasagjer u përplas rëndë në “The Roundway”.

Policia Metropolitane tha se automjeti i përfshirë në aksident, u ndoq për rreth 60 sekonda nga oficerët, por ata “humbën përkohësisht nga sytë” automjetin përpara se të zbulohej se kishte ndhour përplasja serioze. Marcus mbeti i plagosur rëndë, mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku vdiq pak më vonë.

Shoferi i makinës, gjithashtu 19 vjeç, u arrestua menjëherë pas aksidentit me akuzën për mosndalim dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ngjarja nodhi vetëm disa muaj pasi Marcus u lirua nga burgu në Dubai pas një faljeje nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Ai vuajti një dënim njëvjeçar në burgun “Al Aweer”,  pas marrëdhënieve seksuale me një vajzë që rezultoi të ishte 17 vjeç, një fakt që, sipas raportimeve, Marcus nuk e dinte në atë kohë.

 Marrëdhëniet seksuale me këdo nën moshën 18 vjeç konsiderohen vepër penale sipas ligjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rasti i tij tërhoqi vëmendje dhe zemërim të gjerë në Britani, me familjen që ndërmori njw fushatë për ta sjellë atë në shtëpi.

Organizata “Detained in Dubai”, e cila e asistoi Marcusin gjatë rastit të tij, shprehu trishtim të thellë për vdekjen e tij. Radha Stirling, themeluese dhe CEO e organizatës, tha se Marcus kishte përjetuar “një nga përvojat më të frikshme të jetës” dhe se ai kishte shfaqur forcë dhe guxim gjatë gjithë kohës

Familja e Marcus kishte bërë apel ndaj zyrtarëve britanikë, përfshirë Ministrin e Jashtëm dhe FCDO, për të ndihmuar në kthimin e tij dhe kishte mbajtur marshime dhe protesta për të kërkuar lirimin.

Për vdekjen e tij reaguan edhe përdorues të rrjeteve sociale që ndanë ngushëllime dhe shprehën tronditjen për një djale që, sipas tyre, kaloi një përvojë shumë të vështirë.

Organizata dhe avokatët që e ndihmuan theksuan në deklarata se rasti i Marcusit nxori në pah shqetësime mbi trajtimin dhe procedurat ligjore ndaj shtetasve të huaj në Emiratet e Bashkuara Arabe.