SHBA mund të nxjerrë monedhë me imazhin e Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 23:21
Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e prerjes së një monedhe përkujtimore 1-dollarëshe me portretin e presidentit Donald Trump.
Një projekt paraprak, i publikuar në platformën X dhe i shpërndarë nga Departamenti i Thesarit, tregon se në njërën anë të monedhës është profili i Trump-it i shoqëruar me fjalën “LIBERTY”.
Në anën tjetër, ai shfaqet me grushtin lart përpara flamurit amerikan, së bashku me frazën “Fight, fight, fight” – thirrje që Trump bëri pas atentatit ndaj tij vitin e kaluar.
Departamenti i Thesarit nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi këtë projekt.
