Ngjarja tragjike në Belgjikë, Bekim Halilajt i jepet lamtumira e fundit në Kukës

Shqiptari i cili u gjet i varur në një tablë në Belgjikë, iu dha sot lamtumira e fundit në fshatin Bicaj të Kukësit. Familja Halilaj ka hapur dyert e mortit, për djalin e tyre Bekim Halilaj. Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin e tij të lindjes, ku qindra miq dhe të afërt i dhanë lamtumirën e fundit 29-vjeçarit, Bekim Halilaj.

Viktima u gjet i varur në një tabelë rrugore në Bruksel, datën e 30 shtatorit. Autoritetet belge kanë nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë, ndërkohë që pista kryesore është ajo mosmarrveshjeve me grupet e krimit të organizuar. Autoritetet mendojnë se janë përfshirë katër persona në ekzekutimin makabër të 29- vjeçarit.

Emri i të ndjerit Halilaj kishte dalë më parë në mediat britanike, pasi ai kishte qenë i dënuar më parë për trafikim kokaine. Në lidhje me këtë akuzë ai ishte dënuar shtatë vite në Mbretërinë e Bashkuar.