Tragjedi në Kaliforni/ Alpinisti 23-vjeçar vd*s pasi bie nga një lartësi e madhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, ku një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra nga një lartësin e madhe.

Bailin Miller 23 vjeç, i cili ishte një alpinist ra nga një shkëmb në Parkun Kombëtar Yosemite në Kaliforni.

Mediat e huaja raportuan se ai po ngjitej vetëm në një itinerar të vështirë prej 730 metrash, kur rrëshqiti nga shkëmbi pasi përfundoi ngjitjen.

Rojet dhe ekipet e shpëtimit nxituan në vendngjarje për ta shpëtuar, por ishte tepër vonë pasi i riu kishte humbur jetën. Alpinisti ishte dalluar më parë në komunitetin ndërkombëtar të alpinizmit.

Ai kishte arritur të ngjitej vetëm në një nga rrugët më të vështira në malin McKinley, gjë që i kishte marrë 56 orë.

Ai ishte ngjitur gjithashtu në maja të vështira në Patagoni dhe Malet Shkëmbore Kanadeze.

Miku dhe kolegu i tij alpinist Clint Helander tha se gjashtë muajt e fundit të Miller ishin disa nga më mbresëlënësit që ka bërë ndonjëherë ndonjë alpinist.

Nëna e tij tha se djali i saj e donte ngjitjen, nuk e bënte për para apo famë, por nga pasioni.