Mbi 8 mijë kg spec djegës me pesticide u kthyen nga Kroacia, "zgjohen" AKU dhe Krimi Ekonomik! Kontrolle në Divjakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 10:17
Ditën e djeshme Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Krimi Ekonomik kanë qenë për kontroll në pikën e grumbullimit në Divjakë për referimin e rastit.
Ngarkesa prej 8216 kilogramë spec djegës është marrë nga zona e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit.
Në njoftimin mbi rastin thuhet se në specat djegës nga Shqipëria janë identifikuar 3 lloje pesticidesh mbi normë, Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, ndaj është dhënë alarmi, dhe ngarkesa është bllokuar për t’u asgjësuar.
