VIDEO/ Mbi 83 mijë pushues u trajtuan në qendrat shëndetësore verore
Qendrat shëndetësore verore të hapura në bregdet dhe zonat turistike të vendit qëndruan të hapura nga 1 qershori deri në 30 shtator 2025.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëri sot publike shifrat, sipas të cilave mbi 83 800 pushues që zgjodhën bregdetin dhe zonat turistike të Shqipërisë u trajtuan në këto qendra.
Sipas MSHMS, 36 qendrat shëndetësore verore ofruan kujdes shëndetësor 24/7 falë punës së mjekëve, infermierëve dhe teknikëve, duke siguruar akses të shpejtë për pushuesit vendas dhe të huaj.
Qendrat shëndetësore verore të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, garantuan ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.
