Hamas: Lirimi i pengjeve lidhet me tërheqjen e IDF-së nga Palestina
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 14:29
Hamasi dhe fraksionet e tjera palestineze në Gaza duan siguri të qarta për angazhimin e Izraelit për një armëpushim dhe për të lidhur lirimin e të burgosurve me afatin kohor për tërheqjen e Izraelit nga Gaza, thuhet në një deklaratë të Hamasit.
Kjo deklaratë citohet nga ”Al Arabiya”, që u referohet burimeve palestineze.
“Fraksionet kanë shprehur shqetësim në lidhje me disa nga dispozitat e paqarta të planit të presidentit amerikan dhe kanë paraqitur amendamente”, shton ajo.
”Hamasi ende po konsultohet me fraksione dhe ndërmjetës të tjerë për hapat që duhet të marrin”, thuhet në deklaratë.