“Greta dhe shoqet e saj janë mirë”/ Izraeli pranon ndalimin e anijeve me ndihma që lundronin drejt Gazës, Hamasi: Agresion

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, dhe disa nga shoqet e saj janë ndaluar nga forcat izraelite gjatë një operacioni në ujërat ndërkombëtare, ku disa nga anijet e flotiljes “Hamas-Sumud” u kapën dhe u shoqëruan drejt një porti izraelit.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme izraelite përmes një postimi në platformën X, ku gjithashtu u shpërnda një video që tregon momentin e arrestimit të Thunberg dhe aktivistëve të tjerë që ndodheshin në bord.

Zyrtarët izraelitë e kanë përshkruar operacionin si të suksesshëm dhe pa incidente të mëdha, duke theksuar se pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Greta dhe shoqet e saj janë mirë”/ Izraeli pranon

Nga ana tjetër, Hamasi ka reaguar ashpër ndaj ndalimit, duke e cilësuar veprimin si “akt piraterie dhe terrorizmi kundër civilëve” dhe një “agresion barbar” që, sipas tyre, “do të rrisë zemërimin e popujve të botës”. Ata bënë thirrje për dënim ndërkombëtar, duke u shprehur se “të gjithë njerëzit e lirë të botës duhet të reagojnë kundër këtij veprimi”.

“Greta dhe shoqet e saj janë mirë”/ Izraeli pranon