VIDEO/ “Shpresoj të mos kesh Covid”, Donald Trump batuta me sekretarin e shëndetësisë Robert Kennedy Jr
Gjatë prezantimit të politikës së tij të re shëndetësore në Zyrën Ovale, Donald Trump njoftoi të martën lançimin e TrumpRx, një faqe interneti që do t’u mundësojë amerikanëve të blejnë ilaçe me recetë direkt, duke ofruar çmime shumë të ulëta, deri në 50% të kostove aktuale.
Ndërsa Trump po bënte marrëveshjen me Pfizer dhe Drejtorin Ekzekutiv të saj, Albert Bourla, Robert Kennedy Jr, Sekretar i Shëndetësisë, teshtiu pranë presidentit.
“Shpresoj të mos e kem kapur Covid-in”, tha Trump, duke nxitur të qeshura në sallë.
Presidenti iu drejtua Bourlas dhe i tha: “Më sill pak Paxlovid menjëherë”, duke iu referuar ilaçit antiviral të Pfizer për Covid-19 që përdoret për pacientët me rrezik të lartë.
Incidenti i kujtoi shumë të pranishmëve një moment të ngjashëm në mars 2020, kur Trump u distancua shpejt nga këshilltarja e shëndetësisë Deborah Birx, e cila kishte raportuar se kishte ethe.
Pas testimit negativ të Birx, Trump u qetësua dhe falënderoi për sqarimin.
Secretary Kennedy sneezes.
— CSPAN (@cspan) September 30, 2025
President Trump: "God bless you, Bobby. I hope I didn't catch COVID just there." pic.twitter.com/QxfSpvUxQ2
