VIDEO/ Aksident i frikshëm në një kënd lojrash në Los Angeles, kabina shkëputet dhe përplaset me tjetrën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 19:54
Një aksident tronditës ndodhi të premten që kaloi në një shkollë të mesme në Los Anxhelos, kur një kabinë e një loje lunaparku u shkëput dhe përplasi një kabinë tjetër.
Ngjarja ndodhi në Shkollën e Mesme “Bishop Conaty — Our Lady of Loretto” në lagjen Pico-Union të Los Anxhelosit, sipas burimeve lokale.
Në një video të regjistruar nga njw dëshmitar okular, shihet loja e njohur si “Zipper” që ndalon papritur.
Më pas, një kabinë duket se shkëputet nga vendi i saj dhe përplaset me një tjetër. Në një video të dytë, një sedilje e kuqe e shkëputur duket se kthehet drejt zonës së hipjes dhe godet një sedilje tjetër.
View this post on Instagram
