Haaland sfidon Italinë: Norvegjia do të shkojë në Botëror, madje pse të mos e fitojë
Erling Haaland ka folur hapur për ëndrrat, frikërat dhe sfidat e tij më të mëdha. Sulmuesi norvegjez, pjesë kyçe e Manchester City-t, dërgoi një mesazh të qartë për Italinë, rivale e Norvegjisë në grupin kualifikues për Botërorin 2026:
“Dua të fitoj sërish Champions-in me City-n dhe pastaj të luaj në Botëror apo në Europian me kombëtaren time.
Mendoj se ka ardhur momenti për Norvegjinë që jo vetëm të marrë pjesë në një turne të madh, por edhe të provojë ta fitojë. Do të kishte festë të jashtëzakonshme në rrugë.”
Por përtej fushës, Haaland foli edhe për anën më të ndjeshme dhe personale të jetës së tij. Ai pranoi se ka frikë nga vdekja:
“Shpesh, para se të fle, mendoj se çfarë do të ndodhë kur të vdes. A do të shkoj në Parajsë apo në Ferr? Janë pyetje që më shoqërojnë prej disa humbjeve të mëdha që kam përjetuar.”
Sulmuesi 25-vjeçar tregoi se në pak kohë ka humbur disa nga personat më të dashur: gjyshin, menaxherin e tij, Mino Raiola, dhe vitin e kaluar edhe një mik të ngushtë. “Ende e kam të vështirë ta përpunoj këtë dhimbje,” – tha ai.
Nga frika tek gëzimi i jetës, Haaland foli edhe për rolin e tij si baba pas lindjes së djalit në tetorin e kaluar:
“Kur lindi, unë luajta një ndeshje dhe pastaj shkova direkt në spital për të ndjekur lindjen.
E di që si futbollist nuk mund të jem gjithmonë pranë djalit tim, Guardiola nuk do të ishte i lumtur nëse unë humbisja një ndeshje për ditëlindjen e tij. Por e di që kur të tërhiqem nga futbolli do të jem aty për të në çdo festë.”
