Aksident në Vlorë, 3 automjete përplasen në rrugën Transballkanike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 20:20
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Vlorë, në rrugën Transballkanike.
3 automjete janë përplasur mes tyre ndërsa shihet dhe prania e autoambulancës, çka hedh dyshime për të plagosur nga ky aksident i rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e aksidentit.