Zgjedhjet në Moldavi, partia pro-evropiane në pushtet kryeson me 40%

Partia në pushtet, Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), me orientim pro-evropian, kryeson në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara sot në Moldavi.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me 28% të votave të numëruara, PAS ka siguruar 40% të votave, ndërsa Blloku Patriotik, me orientim pro-rus, ka marrë 31,5%.

Zgjedhjet konsiderohen kyçe për të ardhmen gjeopolitike të vendit, mes integrimit evropian dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë.

Votimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me akuzat për ndërhyrje të huaj që kanë shoqëruar fushatën elektorale.