FOTO-LAJMI/ Presidenti Bajram Begaj takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump
Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.
Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj ndau foto në rrjrtet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij.
Një ditë më parë kreu i shtetit mori pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ishte emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
The Albanian-American friendship —
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 27, 2025
a bond strong and unbreakable.
A historic and strategic alliance.
???????????????????? pic.twitter.com/dWF37yLxFh

