Bilalli: 80% e sallës u largua në fjalimin e Netanyahut në OKB, mesazhi u dha
Ish-diplomati dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lutfi Bilalli në një intervistë në Ora News u shpreh se 80% e sallës në OKB u largua në fjalimin e Netanyahut.
Bilalli: Fjalimi i tij dhe salla mund të them 80% e zbrazur tregon shumë dhe flet shumë për ligjin e Izraelit por edhe të vetë kryeministrit i cili më duket se vetë çështjen e shtetit të tij dhe mund të them atë që njihet si kulturë hebreje e ka vënë pak në pozitë jo të mirë.
Mos të përdori epitete të rënda.
Të gjithë mendojmë që ajo që po ndodh në Gaza i përgjan Holokaustit dhe mendoj se kanë pasur të drejtë se nuk kanë pasur çfarë të dëgjojnë nga një kryeministër i një vendi që shkel të drejtat njerëzore dhe ka kaluar në shfarosjen e një populli.
E tëra është një goditje diplomatike por edhe morale edhe më tepër se kaq për vetë kauzën e shtetit të Izraelit.
