Derbi i Madridit/ Ajeti: Favorit është Reali për shkak të ecurisë pozitive që ka aktualisht

Gazetari, Jon Ajeti në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se në derbin e Madridit mes Atletikos dhe Realit, favorit është ekipi i Real Madrid.

Ajeti: Sigurisht që në derbi rezultatet janë të hapura dhe të paparashikuara.

Zakonisht në këto ndeshje nuk ka nevojë për motivim shtesë.

Por në bazë të formës duke para ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, Atletiko Madrid u fut në fushë me shumë stres dhe nuk performoi shumë mirë.

Në sfidën e fundjavës, përparësi i jap Real Madridit për shkak të ecurisë pozitive që ka aktualisht.

Derbit dinë të rezervojnë edhe surpriza.