Java e pestë e Superiores luhet në fundjavë, spikat derbi i kryeqytetit

Java e pestë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha në fundjavë.

Tre nga ndeshjet do të luhen ditën e shtunë, ndërsa dy sfidat e mbetura do të zhvillohen të dielën.

Bylis – Partizani dhe Tirana – Dinamo City do të luhen të shtunën në orën 16:00.

Ballshiotët do të presin në shtëpi të kuqtë e kryeqytetit, ndërsa përballja mes bardhebluve dhe Dinamo City-t do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Të dyja skuadrat nuk “kanë shijuar” ende tre pikët e para për këtë sezon dhe kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e luftuar.

Po në këtë ditë do të luhen edhe një tjetër sfidë mjaft interesante, ajo mes AF Elbasani – Teuta.

Verdheblutë po bëjnë mjaft mirë këtë fillim sezoni, duke marrë tre fitore dhe një barazim në katër ndeshje të luajtura ndërsa durrsakët tre barazime dhe një fitore.

AF Elbasani – Teuta do të luhet në “Elbasan Arena” në ora 19:00.

Të dielën do të zhvillohen dy sfidat e tjera të javës. Pas barazimit me Teutën, Vllaznia do të presë në shtëpi Vorën ndërsa Flamurtari do të përballet me Egnatian në stadiumin “Flamurtari”. Të dyja sfidat janë programuar të nisin në 19:00.

JAVA 5

Bylis – Partizani             27.09.2025      ora 16:00

Tirana – Dinamo City     27.09.2025      ora 16:00

AF Elbasani – Teuta       27.09.2025      ora 19:00

Vllaznia – Vora              28.09.2025      ora 19:00

Flamurtari – Egnatia       28.09.2025      ora 19:00

Java e pestë e Superiores luhet në fundjavë, spikat derbi i