Mjekët: Mos i neglizhoni virozat, bëhen shkak për shpërthimin e sëmundjeve autoimune
Mjekët thonë se ka një rritje të rasteve me sëmundje autoimune, të cilat shpjegohen me dëmtime të indit lidhor, apo kur sistemi imunitar lufton organet e veta.
Dr. Ervin Rrapushi: “Incidenca është rritur shumë. Një gjendje virale çedon sistemin imunitar dhe çon në shpërthimin e tyre”.
Mjekët theksojnë se asnjë gjendje virale nuk duhet neglizhuar dhe duhet të kujdesemi për rritjen e imunitetit. Sëmundjet autoimune prekin moshat e reja, duke filluar që nga ajo 17-vjeç.
Ervin Rrapushi: “Sëmundjet autoimune janë sëmundje të moshave të reja. Duhet të kujdesemi për nivelin e vitaminës D, magnezit në organizëm”.
Sëmundjet imunitare mund të jenë: artrit reumatoid, skleroderma – të cilat lidhen me lëkurën, enët e gjakut apo tendinat; Hashimoto – kur preket indi i gjëndrës tiroide; skleroza multiple, apo sëmundje celiake të sistemit gastrointestinal.

