Ç'po ndodh? Kreu i Pentagonit, Hegseth mbledh gjeneralët më të lartë të SHBA-ve nga e gjithë bota në Virxhinia

Kreu i Pentagonit Pete Hegseth u ka dhënë udhëzime gjeneralëve dhe admiralëve të shumtë, si dhe disa anëtarëve të stafit të tyre, nga e gjithë bota që të vijnë në Quantico të Virxhinias javën e ardhshme, konfirmuan zyrtarët amerikanë për CBS News të enjten.

“Sekretari i Luftës do t’u drejtohet udhëheqësve të tij të lartë ushtarakë në fillim të javës së ardhshme”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell.

Sakaq, nuk u dhanë detaje të tjera rreth takimit.

Takime të kësaj natyre janë të planifikuara rregullisht me udhëheqës ushtarakë, por një takim i kësaj madhësie i planifikuar fizikisht është i rrallë.