SHBA/ Trump për Erdoganin: Ai kupton për zgjedhjet e manipuluara më shumë se kushdo tjetër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 22:44
Me Recep Tayyip Erdogan “jemi miq prej shumë kohësh, edhe gjatë katër viteve që unë kam qenë në "mërgim" padrejtësisht prej zgjedhjeve të manipuluara.
Ai kupton për zgjedhjet e manipuluara, më shumë se kushdo tjetër”.
Kështu deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke folur me gazetarët nga Zyra Ovale, pranë homologut të tij turk.
Trump vazhdon të besojë pa prova se ai i kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të cilat e çuan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
