Italia vendos një festë të re zyrtare, për shenjtorin Shën Françesku i Asizit

Kryeministria e Italisë Giorgia Meloni ka vendosur një festë të re në nder të shejtorit Françeskut të Asizit, duke cituar atë si thelbin e identitetit kombëtar. 4 tetori është tashmë dita e festës së shenjtorit e cila do të jetë një festë zyrtare. Shën Françesku i Asizit ishte një murg i shekullit të 13-të që hoqi dorë nga një jetë luksoze për të ndihmuar të varfrit dhe themeloi urdhrin fetar françeskan.

Ai u shenjtërua në vitin 1228, dy vjet pas vdekjes së tij në moshën 44 vjeç, dhe u shpall shenjtor mbrojtës i Italisë nga Papa Piu XII në vitin 1939. Meloni deklaroi se festa publike do të ishte një homazh për përkushtimin e shenjtorit ndaj paqes, vëllazërisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit.

"Ne do ta mbrojmë identitetin tonë. Unë jam Giorgia, unë jam një grua, unë jam një nënë, unë jam italiane dhe unë jam e krishterë. Ju kurrë nuk do të ma hiqni këtë!" deklaroi ajo.

Protothema raportoi se Lorenzo Malagola, një politikan i partisë, tha një në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të parties se kjo është një festë e cila përfaqëson identitetin.

“Pavarësisht shqetësimeve për koston e një feste publike shtesë, Vëllezërit e Italisë të Melonit thanë se masa nuk është as e kotë dhe as një tekë e shumicës, por një çështje identiteti. Kjo do të thotë rivendosja e një shtylle të kujtesës sonë kolektive në hapësirën publike” tha Malagola.