2 vite nga ngjarja në Banjskë/ Isufi: Sot situata ka ndryshuar, institucionet kanë përparuar dhe ligji zbatohet

Gazetari Venhar Isufi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për "Ora News", vuri në dukje se pas dy viteve nga sulmi në Banjskë, situata në katër komunat veriore të Kosovës është përmirësuar ndjeshëm, falë punës së jashtëzakonshme të institucioneve në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Në fakt pas 2 vitesh është një situatë krejt ndryshe në Banjskë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme e policisë së Kosovës por edhe të institucioneve të tjera, përfshirë këtu Agjensinë e Inteligjencës, Ministrinë e punëve të Brendshme por edhe qeverinë aktuale e cila është në detyrë me vendime të saja të cilat i ka ndërmarrë, por edhe kryetarët e 4 komunave veriore, të cilët që nga fillimi kanë ndërmarrë veprime duke zbatuar ligjshmërinë, sepse në 4 komunat kemi pasur të bëjmë me struktura paralele, pastaj kemi pasur të bëjmë me çështjen e përdorimit të një monedhe e cila nuk është e Republikës së Kosovës dhe një vendim është marrë për tu ndaluar kjo monedhë, ndonëse ka ende qarkullim të kësaj monedhe.

Kemi pasur të bëjmë me grupe të cilat vazhdimisht e kanë cënuar sigurinë në 4 komunat veriore dhe kanë qenë të thirrura vetëm për të krijuar destabilitet", u shpreh Isufi.