Shpendi i veçantë shfaqet papritur në Britani! Zakonisht gjendet në vende me klimë të ngrohtë

Glossy ibis, një shpend që zakonisht jeton në zona me klimë të ngrohtë, po shfaqet më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të ndryshimeve klimatike. Rritja e numrit të tyre ka nxitur shpresën për shumim të mundshëm në Britani

Glossy ibis, një shpend që gjendet gjithnjë në zona me klimë të ngrohtë si Afrika, Azia dhe Evropa Jugore, përfshirë Shqipërinë po shfaqet gjithnjë e më shpesh në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky fenomen është një tregues i qartë i ndikimit të ndryshimeve klimatike, të cilat po ndikojnë në sjelljen dhe shpërndarjen gjeografike të shumë specieve,”- thonë ekspertët.

Sipas Shoqatës Mbretërore për Mbrojtjen e Shpendëve qindra qytetarë janë raportuar përgjatë bregdetit jugor të Anglisë.

Shpendët janë mjaft miqësorë ndaj njerëzve, duke u lejuar vizitorëve t’i shohin nga afër.

Rritja e numrit të këtyre shpendëve ka ngritur edhe pritshmëritë për shumim të mundshëm në Britani në vitet e ardhshme një ngjarje që do të shënonte një hap të ri në biodiversitetin e vendit.

Glossy ibis ka qenë një shpend i shenjtë në Egjiptin e lashtë, i lidhur me perëndinë e urtësisë Thoth dhe i përdorur shpesh në hieroglife.