Angelina Jolie: Amerika e panjohur! Aktorja flet për lirinë e shprehjes sot

Angelina Jolie ka deklaruar se e do vendin e saj, por “nuk e njeh Amerikën e sotme”. Aktorja fituese e çmimit Oscar, në një festival filmi në Spanjë, foli për rrezikun e kufizimit të lirisë së shprehjes dhe për kohët e vështira që po kalon shoqëria amerikane.

Angelina Jolie, një nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit, ka folur hapur për gjendjen sociale sipas saj në Shtetet e Bashkuara.

E pyetur për frikën si artiste dhe si amerikane, ajo tha se e do vendin e saj, por se në këtë kohë ‘nuk e njeh Amerikën’.

Aktorja theksoi se çdo kufizim i shprehjes personale është i rrezikshëm dhe se kohët aktuale kërkojnë kujdes e përgjegjësi në fjalë e veprime.

Deklaratat e saj erdhën menjëherë pasi emisioni i Jimmy Kimmel u pezullua për shkak të komenteve polemike mbi vdekjen e Charlie Kirk, duke nxitur debat të gjerë mbi lirinë e shprehjes.

Jolie ndodhej në Spanjë për premierën e filmit të saj të ardhshëm ‘Couture’, por mesazhi i saj për Amerikën jehon shumë më gjerë se ekrani i kinemasë.