LAUTARO UDHËHEQ INTERIN! Sulmuesi argjentinas do të jetë titullar në sfidën ndaj Cagliarit
Të shtunën Inter dhe Cagliar përballen në javën e 5-të të kampionatit Italian. Mediet italiane shkruajnë se sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez do të jetë në formë të plotë për të udhëhequr ekipin si titullar.
Pas një pauze të gjatë dhe disa paraqitjeve jo në nivelin e duhur, Lautaro Martinez është gati të rikthehet në qendër të vëmendjes dhe të sulmit të Interit.
Kapiteni argjentinas do të jetë titullar në sfidën e së shtunës të Serisë A kundër Cagliarit, në një përballje që shihet si momenti ideal I ringritjes jo vetëm për lojtarin, por edhe për të gjithë ekipin.
Ndeshja e dobët ndaj Juves, ulja në stol në Amsterdam dhe minutat e pakta i aktivizuar ndaj Sassolos, e pozicionuan 28 vjecarin në një vend që nuk i përket atij zakonisht. Problemet fizike, kryesisht dhimbjet në shpine a kanë penguar që të japë më të mirën, por mediet në Itali thonë se Lautaro i ka kaluar tashmë dhe do ta udhëheqë Interin drejt fitores.
Historia ka treguar se Lautaro nuk i trembet aspak një kundërshtari si Cagliari. Në 11 përballje ndaj tyre ai ka shënuar 11 gola, 7 vetëm në 5 sfidat e fundit. Madje pikërisht ndaj Cagliarit ka shënuar golin e tij të parë më fanellën zikaltër.
Mbetet ende e paqartë se kush do ta shoqërojë të shtunën sulmuesin argjentinas, ku dilemma mbetet mes Thuram, Pio Esposito apo Bonny-t.
E parë në letër, si sfida ndaj Cagliarit dhe ajo e radhës ndaj Cremonese shihen si të thjeshta në letër për Interin. Por ziklatërit duhet të jenë seriozisht të përgatitur për përballjet e tetorit ndaj kampionëve në fuqi të Napolit, Romës dhe Fiorentinës, sfida keto të vlefshme për kampionatin italian.

