Skiatorja Lara Colturi gati për të nisur sezonin e ri të Kupës së Botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 13:13
Lara Colturi është gati për të nisur sezonin e ri të Kupës së Botës, i katërti për skiatoren e Team Albania.
Viti që lamë pas ishte shumë domethënës për skiatoren Lara Colturi, duke e parë atë në podiumet më të rëndësishme të Kupës së Botës dhe duke u renditur 5-ta dhe 8-ta në një sezon shumë impenjativ, bën të ditur Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Aktualisht jemi një muaj larg nga hapja e sezonit të ri, që përkon edhe me vitin e Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026, ngjarja më e madhe sportive botërore dhe ku pretendimet janë të mëdha.
Lara Colturi ka zhvilluar një sezon përgatitjesh shumë të mirë në Les Deux Alpes dhe në Zelandën e Re dhe është gati për këtë rrugëtim të ri.
View this post on Instagram
