VIDEO/ Momenti kur Luis Enrique takon Dembele dhe puth ‘Topin e Artë’

Pasi Paris Saint-Germain fitoi çmimet kryesore në galanë e “Topit të Artë” për klubin më të mirë, trajnerin më të mirë dhe lojtarin më të mirë të vitit, skuadra u rikthye në stërvitje që të nesërmen (sot).

Në qendër të vëmendjes ishte Ousmane Dembele, i cili u kurorëzua me “Topin e Artë 2025”, një çmim që shënoi kulmin e një sezoni të jashtëzakonshëm ku francezi ndihmoi PSG-në të fitojë Ligën e Kampionëve, Kampionatin Francez dhe Kupën e Francës.

Kur Dembele u shfaq në fushë me trofeun në duar, Luis Enrique, trajneri i tij, nuk mundi të përmbante emocionet.

“Ousmane Dembele! Topi i Artë!”, bërtiti ai, duke vrapuar drejt sulmuesit për ta përqafuar dhe madje për të puthur trofeun.

Ky moment i gëzuar u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe u përhap shpejt mes tifozëve të PSG-së dhe admiruesve të futbollit në mbarë botën.