FOTO+VIDEO/ Pelegrinazh në kishën e Maligradit për festën e Shën Marisë së Vogël

Banorët e Pustecit e mbajnë gjallë traditën e festimit të Shën Marisë së Vogël. Çdo 21 shtator ata mblidhen në Kishën e Shën Marisë, në ishullin e Maligradit për të marrë pjesë në meshë dhe për të nderuar këtë ditë të shënuar.

Ditën e diel, së bashku me besimtarët dhe banorët e zonës, kishte edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

Kjo është një traditë që ruhet brez pas brezi duke e kthyer Maligradin në një vendtakimi të veçantë të besimit dhe kulturës.

Kisha në ishullin e Maligradit është një atraksion turistik i rëndësishëm. Ajo i përket shekullit XIV dhe ka mbishkrime të periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Mbishkrimi më i hershëm në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DRTK Korçë (@drtkkorce)