EMRI/ Vidhte mjete dhe ndryshonte targat për t’i fshehur, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 11:48
Një 48-vjeçar, i shpallur në kërkim për një seri vjedhjesh automjetesh, motorësh dhe targash në disa qytete të vendit, u arrestua nga Policia e Tiranës.
Bëhet fjalë për Marjan Hema, i cili kërkohej nga Policia e Kuçovës dhe dyshohet për të paktën 20 raste të dokumentuara të vjedhjes.
Sipas hetimeve, Hema vepronte me një skemë të mirëorganizuar: në një qytet vidhte automjete ose motorë, më pas udhëtonte drejt qyteteve të tjera ku vidhte targat e mjeteve, të cilat i përdorte ose i montonte në automjete të tjera, ose i shiste në grupe kriminale për të fshehur gjurmët e veprimtarive të paligjshme.
