Rafa Leao i dashuruar me Milanin: “Interit i thashë jo, Maldini më bindi”

Rafa Leao ka treguar prapaskenat që e çuan në vitin 2019 të vishte fanellën e Milanit. Sulmuesi portugez rrëfeu se refuzoi Interin, ndërsa pranimin e ofertës kuqezi e vendosi pas një video-telefonate me Paolo Maldinin.

Rafa Leao, sot numri 10 i Milanit dhe një prej simboleve të skuadrës së Maximiliano Allegrit, ka ndarë disa detaje mbi kalimin e tij në Itali gjatë verës së vitit 2019. Në atë kohë, karriera e tij ishte shumë pranë Interit, por vendimi i tij ndryshoi krejt rrjedhën.

“Drejtori sportiv i Lille donte të më shiste te Interi,” kujtoi portugezi në podcastin Say Less.

“Ai më tha se ishte një mundësi e madhe si për mua, ashtu edhe për klubin, shumë para. Por unë i thashë jo: doja të qëndroja edhe një vit për t’u rritur. Interi nuk ishte zgjedhja ime.”

Pas tre javësh, situata mori një tjetër drejtim me një telefonatë.

Rafa Leao i dashuruar me Milanin: “Interit i thashë jo, Maldini

“Drejtori sportiv më tha se Milani ishte i interesuar. Unë iu përgjigja menjëherë se, nëse vinte një ofertë, do ta pranoja. Dy ditë më vonë më tha se oferta ekzistonte dhe dikush donte të fliste me mua. Ishte Paolo Maldini në video-telefonatë. Ai më tha se duhej të vija në Milano, se më donin vërtet. Nuk mund të thosha jo.”

Leao shpjegoi se pasioni për Milanin e kishte shoqëruar që në fëmijëri:

“Jam rritur duke admiruar Ronaldinhon, Ronaldon, Kakán dhe Seedorfin. Ata lojtarë bënë historinë. Pastaj, shtatë Champions League: vetëm Real Madrid ka më shumë. Midis Milanit dhe Interit, do të zgjidhja Milanin njëqind herë.”

Sot, në pritje të rikthimit në fushë – ndoshta që ndaj Napolit – Leao e shijon të tashmen e tij si protagonist te kuqezinjtë, i bindur se historia e tij mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër.