KANADAJA NDALON HYRJEN E KNEECAP/ Akuza për deklarata “të papranueshme” në skenë nga grupi muzikor

Autoritetet kanadeze kanë ndaluar hyrjen e grupit irlandez të hip-hop-it Kneecap, duke e cilësuar “të papranueshëm” për shkak të deklaratave që bien ndesh me vlerat e vendit. Grupi e ka quajtur vendimin një akt keqdashës dhe politik.

Një nga grupet më të përfolura të hip-hop-it në Irlandën e Veriut, Kneecap, është përjashtuar nga hyrja në territorin kanadez.

Autoritetet në Otava kanë ndaluar pjesëmarrjen e tyre në një turne muzikor të planifikuar për tetor në Toronto dhe Vancouver, duke argumentuar se performancat e grupit përmbajnë elementë që shkelin “vlerat kanadeze” dhe nxisin “alarm publik”.

Vendimi lidhet me akuza të mëparshme për shfaqjen e simboleve të ndaluara në koncerte. Zyrtarët kanadezë kanë përmendur një incident në Londër, ku njëri nga anëtarët dyshohet se ka valëvitur flamurin e Hezbollahut, organizatë e klasifikuar si terroriste nga Mbretëria e Bashkuar.

KANADAJA NDALON HYRJEN E KNEECAP/ Akuza për deklarata “të

Deputeti liberal Vince Gasparro theksoi se grupi ka promovuar “dhunë politike dhe mbështetje të hapur për Hezbollahun dhe Hamasin”, duke i cilësuar këto veprime jo si shprehje artistike, por si “përhapje të urrejtjes dhe dhunës”.

Kneecap i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Në një deklaratë në platformën X, grupi bëri të ditur se ka angazhuar avokatë për të mbrojtur reputacionin dhe të drejtat e tyre ligjore, ndërsa akuzoi autoritetet britanike dhe kanadeze për tentativë për t’i heshtur qëndrimet e tyre pro-palestineze.

KANADAJA NDALON HYRJEN E KNEECAP/ Akuza për deklarata “të

Kjo nuk është hera e parë që Kneecap përballet me polemika. Në gusht ata anuluan një pjesëmarrje në festivalin amerikan Coachella pas kritikave për mesazhet kundër Izraelit.

Gjithashtu, një performancë në Glastonbury u cilësua e papërshtatshme nga kryeministri britanik Keir Starmer.

Megjithatë, grupi vijon të mbetet aktiv në skenën muzikore. Rritja e tyre drejt famës ka frymëzuar edhe një film të suksesshëm me aktorin Michael Fassbender, që mori çmim BAFTA në fillim të këtij viti.