"Më lësho ose do të qëlloj!" - Prezantuesit italian Stefano De Martinos i vjedhin orën 40 mijë euroshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2025, 09:21
Prezantuesi i njohur italian Stefano De Martino ka rënë pre e një grabitje.
Ora e tij ‘Patek Philippe’ e cila kap vlerën e mbi 40 mijë eurosh është grabitur nga dy persona mesditës e së enjtes në Milano.
Sipas mediave italiabe 35-vjeçarit iu afruan dy burra në një skuter të cilët përdorën, të cilët përdorën një ‘truk’.
Fillimisht ata u përplasën me pasqyrën e Mercedesit të tij dhe kur ai doli nga mjeti për ta vendosur rregulluar, i rrëmbyen orën.
Ish-bashkëshorti i Belen Ridrigues bëri denoncimin në polici, ndërsa gjatë momentit kur prezantuesi u përpoq të rezistonte, njëri prej tyre i tha: “Më lësho ose do të të qëlloj”.
Më pas dy grabitësit u larguan me skuterin e tyre. Fatmirësisht prezantuesi italian nuk pësoi aasnjë lëndim.
