Abazi: Deklarata e sotme në mbledhjen e qeverisë tregon që Kurti është duke e thelluar hendekun me SHBA

Ish-zv.Kryeministri i Kosovës, Haki Abazi në një intervistë në Ora News u shpreh se Kurti është duke e thelluar hendekun me SHBA.

Abazi: Është fatkeqësi që ky reflektim tregon kryeneqësinë e Kurtit duke mos reflektuar mbi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA.

Por nuk është befasi, të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe me BE përkundër faktit që mbi 2 vite Kosova ka mbetur pa mundësitë financiare prej planit për rritje ekonomike.

Dhe gjithashtu aspekte të tjera të partneritetit që bazë të qëndrimit dhe vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës, prioriteti numër një është integrimi europian dhe anëtarësimi në NATO.

Por Kurti ka vazhduar ta injorojë këtë vullnet politik duke shtrënguar dhe paraqitur një injorancë të plotë ndaj BE edhe tani edhe ndaj SHBA.

Deklarata e sotme në mbledhjen e qeverisë tregon që Kurti në fakt është duke e thelluar hendekun me SHBA.