Ra nga pallati ku po punonte, përfundon në spital punëtori 40-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2025, 13:00
Një 40-vjeçar dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë.
Ngjarja ka ndodhur në Bathore, ndërsa punëtori ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në Bathore, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e katit të parë punëtori, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
