Videoja që mund të rrëzojë gjeneralët/ Qyno: Mund të nisë edhe një ripyetje e personave që janë protagonistë
Gazetari, Elton Qyno i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se mund të ketë një ripyetje të personave që janë protagonist në videon e bazës detare të Limionit.
Qyno: Ka nisur si procedim qysh në kohën kur e ka kallëzuar rastin kapiteni Turi.
Jo vetëm këtë rast por edhe rastin e bazës së Shëngjinit ku një pjesë e territorit të kësaj baze i është dhënë privatit dhe privati ka ndërtuar një hotel luksoz aty.
Pavarësisht se dosjet hetohen të ndara nga njëra tjetra, në thelb kanë të njëjtin strategji hetimi dhe të njëjtën shkelje.
Në përgjithësi të gjithë rastet kur ka të bëjë me procedurat e kontratave koncensionare, këto çështje kanë zgjatur të paktën më shumë se 3-4 vjet në SPAK.
Në rastin në fjalë pas dy vjetësh prokuroria mori një vendim, marrjen e sekuestros preventive dhe atëherë kur u mendua se do të intensifikoheshin hetimet, vjen një deklaratë nga Rama dhe që këtu u stopua dhe nuk është bërë më përparim në hetim për personat përgjegjës që kanë dhënë këtë territor strategjik ushtarak në zonën e Limionit.
Me publikimin e videos tashmë mund të nisë edhe një ripyetje e personave që janë protagonist në atë video.
