Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 21:34
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan, në fshatin e quajtur Dopaj ku një automjet dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
Si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin, automjeti ka dalë nga korsia e rrugës dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore.
Përplasja ka sjellë përmbysjen e automjetit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar me pasoja të rënda në radhët e pasagjerëve apo e drejtuesit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në zonë.
