EMRI/ Pl*goset në kraharor 69-vjeçari në Himarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 15:20
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Himarë, ku një 69-vjeçar është plagosur me thikë.
I lënduari është identifikuar si Përparim Popa. Ai ka marrë plagë në kraharor dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Himarës.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, Popa është transportuar më pas drejt spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet që kanë çuar në plagosjen e 69-vjeçarit.
