5 MLD EURO PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE! Investimi i kompanisë mëmë të Google, pjesë e marrëveshjes Britani-SHBA
Alphabet, kompania mëmë e Google, do të investojë 5 miliardë euro në Mbretërinë e Bashkuar për inteligjencën artificiale. Investimi është pjesë e marrëveshjes mes SHBA dhe Britanisë. Projekti shënon një hap të madh për infrastrukturën dixhitale dhe kërkimin shkencor në vend.
5 miliardë euro do të investojë për inteligjencën artificiale në Mbretërinë e Bashkuar, një nga kompanitë më të mëdha teknologjike në botë, Alphabet, e cila është edhe pronare e motorit të kërkimit Google.
Paratë do të përdoren për infrastrukturë dhe kërkime shkencore gjatë dy viteve të ardhshme. Ky është projekti I parë nga disa investime masive amerikane që do të shtrihet gjatë dy viteve të ardhshme dhe do të fokusohet në studime dhe kërkime shkencore.
Ky është i pari nga disa investimet amerikane që do të zbulohen përpara vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, në Londër.
Në mbështetje të projektit, Google hapi një qendër të dhënash me vlerë prej 1 miliard dollarësh në Waltham Cross, Hertfordshire, e cila do të zgjerohet më shumë.
Fondet do të shkojnë gjithashtu edhe për DeepMind, njësi e inteligjencës artificiale me seli në Londër, e drejtuar nga fituesi i Çmimit Nobel, Sir Demis Hassabis.
Sipas një deklarate të google, Mbretëria Bashkuar ofron mundësitë të mëdha në përparimin e shkencës dhe inovacionit të teknologjisë.
Në lidhje me ndikimin e inteligjencës artificiale në fushën e punësimit, kompania e Google pranoi ekzistencën e sfidave dhe mundësinë e efekteve negative, por theksoi potencialin për zhvillimin e industrive të reja që mbështesin profesionet ekzistuese, si në infermieri dhe radiologji.
Ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunimin me IA-në, duke e parë atë si një mjet ndihmës dhe edhe jo si zëvendësim.
Investimi i Alphabet u vlerësua nga kancelaria britanike e thesarit Rachel Reeves si një forcim i partneritetit me SHBA

