FOTO/ "Në gjurmët e babait!" - Orli Shuka, rrugëtimi i aktorit shqiptar deri në "Gangs of London", seriali i suksesshëm i "Netflix"

Brezi i sotëm e njohin Orli Shukën nga seriali i filmit në Netflix “Gangs of London“ . Ndërsa për një brez tjetër ai është djali i aktorit të njohur, pedagogut të njohur  të Akademisë së Arteve Agim Shuka, i cili u vra në mënyrë të mistershme në 1992.

“Jam me fat që ndjek rrugën e babait. Është profesioni më i bukur në botë. Mundohem të shoh rrugëtimin e tij. E kam si hije” thotë Orli i ftuar në studion e emisionit ‘A show’ të Adi Krastës mbrëmjen e sotme  në Syri Tv.

Prej 27 vitesh jeton në Londër.  Edhe pse numëron një sërë rolesh të cilat e kanë bërë të njohur në kinemanë botërore nuk fluturon mbi re.

‘Jam me këmbë në tokë” thotë ai.
Orli Shuka studioi artin dramatik dhe në 1995 – 1998 mbaroi Akademinë e Arteve.

Si nisi karriera e tij kinematografike

Ishte viti 2012 kur kërkohej kasti i aktorëve në rrugë për filmin  ‘Hyena’

FOTO/ "Në gjurmët e babait!" - Orli Shuka, rrugëtimi i

 ‘Hyena’ qëlloi rastësisht. Donin që kastin e aktorëve ta zgjidhnin nga rruga e unë u përzgjodha nga rruga. Duke bërë kastin e parë, të dytë dhe të tretë  regjisori më tha se ke diçka. Mos ke studiuar gjë art?  Jo i thashë. Kur më mori rolin i tregova.  

Kujton të atin, aktorin e njohur Agim Shuka

“Unë isha djalë i aktorit. Ai merrej goxha me mua, ndërsa dobësi kishte Irisin.

Kur ikën babai të ikën dielli thonë. Më la të vogël 16 vjeç. Më vjen keq se iku në moshën më të bukur 50 vjeç. Ishte në kulmin e madhështisë, karrierës së tij.  Do të kisha dëshirë të më shihte sot dhe ndoshta mund të bëhet krenarë. Me nostalgji sheh veprat artistike të të atit.

E kam ndjekur shumë babin. Ka realizuar mbi 70 role në teatrin e Vlorës. Biçikletën s’e ka ndarë kurrë. Me biçikletë ishte dhe atë natë të errët kur ndodhi ngjarja.

Në 1982 babai u bë pedagog i Akademisë së Arteve dhe ne erdhëm nga Vlora. I donte shumë studentët. Ishte autoritar dhe i sertë por unë e mbaj mend të qeshur”

Tashmë e gjithë familja jeton në Londër.

“Edhe motrën e mamin i kam në Londër, jetojmë afër njëri tjetrit. Vetë jam martuar me një aktore. Jemi njohur në Akademinë e Arteve. “Aktore e kërkoi babai, aktore e mori dhe i biri’ thotë me të qeshur.

Orli është babai i dy vajzave të rritura tashmë, njëra studion për fizike e tjetra aktore.

I vendosur në Londër që në moshën 23 vjeçare Orli Shuka vijon karrierën e tij në kinematografinë angleze.

Londra është pjesë e imja. Jam rritur e kam formuar karrierën time. Kam familjen time.

Filmi ‘Hyena’ –fitoi çmimin ‘Kinematografia më e mirë’ në Spanjë.

Ka luajtur dhe në ‘Big Dog’ film i shkurtër

A ka refuzuar ndonjëherë ndonjë rol ku ofendohet figura e shqiptarëve?

FOTO/ "Në gjurmët e babait!" - Orli Shuka, rrugëtimi i

Orli Shuka tregon një rast 

“Kam pasur një ofertë. Një film që ka të bëjë me Shtëpinë e Verdhë. Atë rol e refuzova. Se merrte pjesë në trafikun e organeve. E refuzova se nuk mund ta bëja”

Kujton skenat e xhirimit të filmit ‘ëar machine’ filmi i parë në Netflix ku roli kryesor ishte i Brad Pit.

Vinte me 4 sozi. Ai bënte vetëm pjesën ballore. Çfarë ishte në timon apo kamera prapa tij e bënin të tjerët. Ishte me Angjjeli Zholi. Ishte ngjarje e madhe

Ndërsa lajmëron dhe një lajm të mirë për fansat e filmit ‘Gangs of London’

“Gangs of London .. deri tani janë bërë tre sezone, vitin tjetër shkojmë në produksion për të bërë sezonin 4 “

Ndërkohë kinematografia është përqëndruar dhe tek konflikti ruso – ukrainas.

“Ngaqë është konflikti i Rusisë. Ka shumë role për rusët. unë kam bërë 4. Do bëj të pestin. Pas dy muajsh do të shkoj në Kore të bëj rolin e pestë”