Bie zjarr në Qafën e Butrintit, flakët e favorizuara nga era rrezikojnë Parkun Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2025, 18:27
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në zonën e njohur si Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Sipas informacioneve paraprake, era e fortë që fryn aktualisht po ndikon në përhapjen e flakëve, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera të parkut.
Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja, e cila po punon për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndersa ende nuk ka të dhëna zyrtare për shkakun e rënies së zjarrit.