“U largua nga hoteli dhe nuk u kthye më”/ Shtetasi çek humb kontaktet, gruaja kërkon ndihmë për ta gjetur

Një shtetas çek është shpallur i humbur në Durrës.

Ka qenë bashkëshortja e tij, shtetasja A. P., 67 vjeçe, banore në Çeki e cila ka deklaruar në polici se bashkëshorti i saj, P. P., 68 vjeç, gjithashtu banues në Çeki, është larguar nga hoteli ku ishin akomoduar në Durrës dhe nuk është kthyer më.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për identifikimin dhe gjetjen e tij.